Marrëveshja e Kosovës me Serbinë për nostrifikimin e diplomave ka qenë një marrëveshje e mirë, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ai të hënën në “Syri TV”, ka thënë se disa marrëveshje kanë qenë të mira – e që nuk i ka kundërshtuar të gjitha ato.
“Nostrifikimi i marrëveshjeve ka qenë marrëveshje e mirë, por nuk është zbatuar kurrë”, ka thënë Kurti.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se ka marrëveshje që i ka kundërshtuar por i zbaton.