Pretendenti për kryeministër Albin Kurti, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë qëndrimit në Itali, ka takuar kryetarët e komisioneve parlamentare të Punëve të Jashtme e të Mbrojtjes dhe disa deputetë.
Kurti, tregoi se qëndrimin njëditor në Romë, e fillovi me takimin në Parlamentin Italian ku u prit në një dëgjim nga kryetarët e komisioneve parlamentare të Punëve të Jashtme dhe atij të Mbrojtjes, Marta Grande dhe Gianluca Rizzo.
Në këtë dëgjim ishin të pranishëm edhe rreth 15 deputetë të tjerë të këtyre dy komisioneve e nga parti të ndryshme.
“Prezantimi im u përqendrua në programin qeverisës zhvillimor që ne kemi si dhe në shpjegimin e gjendjes socio-ekonomike dhe të rrethanave gjeopolitike ku ndodhet Kosova”, tha kryetari i LVV-së.
Më pas pyetjet e tyre ishin të shumta e për tema të ndryshme: investimet nga mërgata, të drejtat e pakicave, rëndësia e KFOR-it, lidhja me Shqipërinë, dialogu me Serbinë, krimet e luftës, korrupsioni i paqes etj.
Pretendenti për kryeministër Albin Kurti, tha se i ka ftuar përfaqësuesit italianë që ta vizitojnë Kosovën në vitin e ardhshëm dhe u pajtuam që në legjislaturën e shtatë ta avansojmë grupin e miqësisë Kosovë-Itali.