image Kurti: Fokusi i qeverisë janë investimet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi dhe siguri

Politikë

Kurti: Fokusi i qeverisë janë investimet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi dhe siguri

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe qeverisja e tyre janë të pandalshme dhe pavarësisht se kush e ku i pengon, ata nuk do të mund t’i ndal askush as në jug dhe as në veri.

Kurti në takimin e Lëvizja Vetëvendosje me pikat e saj, e nisi fjalimin duke kujtuar Astrit Deharin, në shtatë vjetorin e vdekjes së tij, për të cilin tha se ishte aktivistë që është vrarë në burg.

Kurti i tha aktivistëve se për ta mundur korrupsionin duhet që mos të mos vuajmë nga lakmia e zilia, për të mundur paaftësinë duhet që të jemi modest e të hapim rrugën për profesionistë, ndërsa, për ta mundur prapambetjen duhet që të largohemi nga rehatisë dhe zonës së komforit.

Ai shtoi se është e pa drejt dhe e pasaktë kur njerëzit mendojnë se që nga qeverisja duhet kërkuar vetëm punësim i ndonjë të njohuri apo ndonjë familjari. Sipas tij, kjo kërkesë është i përket mendësisë së vjetër që ata duan dhe po e tejkalojnë, por qeverisë qendrore e lokale mund t’i kërkohet projekte zhvillimore e infrastrukturore, zbatim të ligjit, rritje të cilësisë në shkolla e spitale.

Kurti u ndal edhe te qeverisja qendrore, ku tha se brutoprodukti vendor i Kosovës, kur kanë ardhur në qeverisje ishte më pak se 6.8 miliardë euro dhe në vitin që vjen do t’i kaloj 10 miliardë euro. Kurse, buxheti i shtetit në 2024, do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

“Janë dyfishuar si investimet e huaja, ashtu edhe eksportet. 226 ndërmarrje vendore i kemi ndihmuar për promovimin ndërkombëtar të prodhimeve dhe shërbimeve që ato i ofrojnë duke i dërguar në 33 panaire ndërkombëtare. Për të rinjtë dhe të rejat kemi mbështetur me 8 milionë euro parkun e Inovacionit dhe trajnimit në Prizren, një hapësirë ndër më modernet në vendin tonë. Ndërkaq, me 2.5 milionë euro kemi ndërtuar infrastrukturë në mbështetje të bizneseve në praqet industriale të Vushtrrisë, Suharekës, Vitisë dhe Lipjanit“, tha ai, duke shtuar se kanë filluar negociatat për marrëveshje me tregtinë e lirë me Zvicrën, Litenshtajnin, Norvegjinë dhe Islandën, që do të favorizojë eksportin e prodhimit kosovar por edhe rritjen e cilësisë së prodhimit dhe rritjen e rrogave në sektorin privat.

Ai shtoi se fokusi i qeverisë është edhe investimet në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi dhe siguri.

Sipas tij, qeverisja është e pandalshme, pavarësisht se kush do t’i pengojë.

/GazetaSinjali/