image Kurti flet për deklaratat e ministrit Reka dhe Veliu

Kosovë

Politikë/ Kurti flet për deklaratat e ministrit Reka dhe Veliu

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se deklarata e ministrit Blerim Reka ishte deklaratë më shumë e një profesori se sa e një ministri kur ka folur për korridorin i cili i mundëson Serbisë dalje në Detin Adriatik.

Kurti për deklaratën e ish-ministrit Veliut se duhet të shpallet gjendje e jashtëzakonshme ka thënë se është e pa pranueshme.

“Deklarimi i tillë nuk u demantua në mëngjes nga udhëheqja, por u përkrah, pjesëmarrësi në një televizion fol më shumë se si profesor se sa si ministër, mirë po në një situatë kur presidenti merr një situatë ti merr goditje nga brenda. Të gjithë ne që jemi në qeveri duhet te jem  të kujdesshëm për fjalën tonë publike sepse ajo nuk është  një qytetari të  lirë por e një shërbëtori ku pritjet janë shumë të mëdha”, ka thënë Albin Kurti. /Gazeta Sinjali/