image Kurti flet në telefon me sekretarin amerikan: Aleanca jonë me ShBA është e palëkundur

Politikë

Kurti flet në telefon me sekretarin amerikan: Aleanca jonë me ShBA është e palëkundur

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, shkruan Gazeta Sinjali.

Me Blinken Kurti tha se kanë biseduar për refugjatët afganë, të cilët janë strehuar në Kosovë. I pari i ekzekutivit kosovar tha se Kosova është e nderuar që u ka ofruar atyre një mjedis të sigurt.

“Kënaqësi për të folur me sekretarin Anthony Blinken sot. Ai shprehu vlerësimin e presidentit amerikan (Joe Biden) për mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë. Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me ShBA është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, shkroi Kurti në Twitter./Gazeta Sinjali/