image Kurti: Fitorja e shkurtit ishte vetë ndryshimi demokratik, i shërbejmë popullit me devotshmëri

Politikë

Kurti: Fitorja e shkurtit ishte vetë ndryshimi demokratik, i shërbejmë popullit me devotshmëri

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në dy-vjetorin e fitores në zgjedhjet parlamentare, ka thënë se fitorja e shkurtit ishte ndryshe, pasi që sipas tij, fitoi populli dhe demokracia, shkruan Gazeta Sinjali.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë që kjo fitore rikujton më së miri vullnetin dhe pritjet e qytetarëve, të cilëve thotë se do t’i shërbejnë çdo ditë.

“Bashkë sot, sikurse me 14 shkurt 2021, sikurse në secilën ditë të këtyre dy viteve. Bashkë përballë sfidave e detyrave që kemi përpara. Me përkushtim që nuk zbehet. Me përgjegjësi që rritet. Fitorja e madhe e shkurtit ishte ndryshe, sepse ishte vetë ndryshimi demokratik. Ishte fitore, sepse fituan qytetarët dhe e gjithë shoqëria. Ajo na rikujton më së miri vullnetin dhe pritjet e popullit, të cilit do t’i shërbejmë çdo ditë me përpikmëri dhe devotshmëri. Bashkë deri në realizimin e plotë të zotimeve tona për punësim dhe drejtësi”, ka shkruar Kurti.

Bashkë sot, sikurse me 14 shkurt 2021, sikurse në secilën ditë të këtyre dy viteve. Bashkë përballë sfidave e detyrave…

Posted by Albin Kurti on Tuesday, February 14, 2023

/GazetaSinjali/