image Kurti emëron një këshilltar të ri - Sinjali

Kurti emëron një këshilltar të ri

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Besnik Pulën këshilltar të jashtëm politik për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare.

Kështu ka njoftuar zyra e kryeministrit nëpërmjet një komunikate për media.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka emëruar sot, z.Besnik Pula këshilltar të jashtëm politik (pro-bono) për Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare. Besnik Pula është Profesor i Asociuar në Departamentin e Shkencave Politike të universitetit Virginia Tech (ShBA), ku është gjithashtu Drejtor i Asociuar i Qendrës për Studime të Bashkimit Evropian, Studimeve Transatlantike dhe të Hapësirës Trans-Evropiane (CEUTTSS), e mbështetur nga programi Erasmus+ i Komisionit Evropian”, thuhet në njoftim.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin