image Kurti e pret me lule gazetaren e parë nga Ukraina, i flet për pozicionin e Kosovës karshi pushtimit rus

Politikë

Kurti e pret me lule gazetaren e parë nga Ukraina, i flet për pozicionin e Kosovës karshi pushtimit rus

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pritur në zyrë gazetaren e parë nga Ukraina që vjen në Kosovë, Lyudmila Makey.

Kurti ka shkruar se Kosova është bashkë me vendet perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Do të kujdesemi që znj. Makey dhe kolegët e saj që do t’i mirëpresim, të kenë kushte të përshtatshme për punë dhe jetesë”, ka shkruar Kurti.

Postimi i Kurtit:

Pata kënaqësinë t’i uroj mirëseardhje në vendin tonë, znj. Lyudmila Makey, gazetare nga Ukraina. Ajo është gazetarja e parë ukrainase që ka arritur në Kosovë, pasi është detyruar të largohet nga Ukraina pas invazionit rus.
Solidariteti ynë me popullin e Ukrainës dhe luftën çlirimtare kundër agresionit ushtarak rus janë të padiskutueshme.
Falënderojmë Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit dhe Mediave (ECPMF), Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Unionin Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës për bashkëpunimin në programin Gazetarët në Rezidencë (Journalists in Residence) në Kosovë.
Republika e Kosovës u është bashkuar vendeve perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ne mbesim të përkushtuar të punojmë së bashku me aleatët për të kontribuar për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale e globale.
Do të kujdesemi që znj. Makey dhe kolegët e saj që do t’i mirëpresim, të kenë kushte të përshtatshme për punë dhe jetesë.

/GazetaSinjali/