image Kurti: Duhet ta detyrojmë Serbinë të na i njohë dokumentet një nga një, efekti i taksës është minimal

Kosovë

Seanca/ Kurti: Duhet ta detyrojmë Serbinë të na i njohë dokumentet një nga një, efekti i taksës është minimal

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij gjatë seancës së jashtëzakonshme për taksën, ka insistuar edhe njëherë në parimin e një reciprociteti të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë.

Kurti ka thënë se Kosova duhet ta detyrojë Serbinë që t’ia njoh dokumentet një nga një, dhe kësisoj, sipas tij, do të arrihej njohja efektive e plotë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Çdo heqje e një barriere nga lista e problemeve, nënkupton një njohje më tepër nga ana e Serbisë. Kur të njihet patent shoferi, është njohur shteti, kur të njihet certifikata e AVUK-ut, është njohur shteti. Dhe kur nuk ka mbetur asgjë për të pasur më reciprocitet, i bie se kemi arritur njohjen efektive të plotë. Ne duhet ta detyrojmë Serbinë që të na i njoh të gjitha dokumentet që i lëshon Republika e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë gjithashtu se efekti i tarifës ka qenë minimal, për shkak të kontrabandës dhe marrëveshjeve të fshehta.

“Efekti i tarifës ka qenë minimal, pasi as nuk është zbatuar si duhet, edhe për shkak të kontrabandës dhe marrëveshjeve të fshehta”, ka thënë Kurti.

Me vendosjen e reciprocitetit, sipas Kurtit dialogu Kosovë-Serbi do të mund të bëhej si dy shtete. /Gazeta Sinjali/