Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në majin mars do të takohet për herë të parë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq do të takohen në në Berlin dhe Bruksel, derisa këto do të jenë takimet e para mes Kosovës dhe Serbisë pas vendosjes së taksës.
Pala kosovare, përkatësisht kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi, do të takohen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka kërkuar Kosovës që ta heq taksën 100% ndaj mallrave serbe, ndërkaq Serbisë i ka kërkuar ta ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/