image Kurti deklarohet para takimit me LDK-në

Kosovë

Koalicioni/ Kurti deklarohet para takimit me LDK-në

news image

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti tha se me kreun e LDK-së po punojnë për një koalicion qeveritar që do ta çkap shtetin nga e keqja.

Këtë deklaratë të shkurtër Kurti e ka dhënë para se të fillojë takimin me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa dhe kandidaten për kryeministre nga kjo parti Vjosa Osmani.

Takimi i Kurtit me Mustafën dhe Osmanin po mbahet në njërin nga hotelet e Prishtinës ku pritet që të diskutojnë për arritjen e një marrëveshje për koalicion pas zgjedhjeve të 6 tetorit ku VV doli e para./Gazeta Sinjali/