image Kurti: Borrell e falënderoi Kosovën për përafrimin me sanksionet e BE-së kundër Rusisë

Politikë

Kurti: Borrell e falënderoi Kosovën për përafrimin me sanksionet e BE-së kundër Rusisë

news image

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ta falënderuar për sanksionet që Kosova i ka vënë Rusisë.

Kurti përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se të dy edhe pse janë në dy kontinente të ndryshme kanë gjetur kohë për të biseduar për situatën aktuale.

“Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell për thirrjen e tij nga Kili. Megjithëse të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore, gjetëm disa momente për të diskutuar situatën aktuale dhe për të ndjekur dialogun e ardhshëm në rajonin tonë. Ai përsëri falënderoi Kosovën.  për përafrimin me sanksionet e BE-së kundër Rusisë”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Kurti po qëndron në ShBA së bashku me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku ishin pjesë e funeralit për Madeliene Albright.

/GazetaSinjali/