image Kurti: BE-ja s'ishte e lumtur që s’pranova vetëm letërshkëmbim për zgjedhjet serbe

Politikë

Kurti: BE-ja s’ishte e lumtur që s’pranova vetëm letërshkëmbim për zgjedhjet serbe

news image

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur sërish për qëndrimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Kurti tha se Qeveria nuk ka vendosur që zgjedhjet serbe të mos mbahen në Kosovë, porse nuk ka pasur marrëveshje paraprake mes dy vendeve.

Sipas tij, BE s’ka qenë e lumtur pasi ai nuk ka pranuar që gjithçka të përmbyllet me një letër shkëmbimi ndërmjet zyrtarëve.

“Nuk do të thosha që qeveria ka marrë vendim për mosmbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë por e vërteta është që nuk ka marrëveshje paraprake. Bashkimi Evropian nuk ka qenë i lumtur me faktin që unë nuk kam pranuar që gjithçka të përmbyllët përbrenda një lëtërshkembimi te sugjeruar ndërmjet zyrtarëve ndërlidhës. Unë jam i bindur që letërshkëmbimi duhet të jetë mes Qeverie së Kosovës dhe Qeverisë së Serbisë. Kështu siç është, çështja ka marrë një kahje tjetër, ne kemi shprehur keqardhjen tonë”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/