image Kurteshi: Kemi informata se në postat e Kosovës ka pako me vota nga diaspora

Kurteshi: Kemi informata se në postat e Kosovës ka pako me vota nga diaspora

news image

Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje kërkoi sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve sqarim rreth asaj se a ka ende në postat e Kosovës pako të supozuara me vota nga diaspora.

Ai pyeti se si është e mundur që këto pako nuk janë në KQZ, por në postat e Kosovës.

Nëse ka pako që ka ardhur në emër të KQZ në postat e Kosovës, KQZ duhet t’i marr. A numërohen a jo ajo është çështje tjetër. Nuk është posta pronare, por KQZ është pronare e atyre pakove”, tha Kurteshi.

Kurteshi kërkoi të dijë pse KQZ nuk është e informuar për këtë çështje.

“Ne kemi marrë këto informata jashtë KQZ”, tha tutje Kurteshi.

Ndërkohë, kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, ka konfirmuar se Prokuroria Speciale ka bërë një hetim për disa vota nga diaspora, por ajo ka thënë se përderisa Prokuroria nuk del me njoftim vet, ajo nuk mund të përzihet në hetime.

Prokuroria ka bërë një hetim për disa vota nga diaspora por përderisa Prokuroria nuk del me një njoftim unë nuk kam të drejtë të përzihem në hetime të cilat janë duke u zhvilluar. Dhe, po Sami, kam urdhërin që më është dorëzuar mua por prokuroria po të gjente të arsyeshme do tua dorëzonte edhe juve, me pas dashte me e bo publike do ta bënte”, ka thënë Daka.

/Gazeta Sinjali/