Ndryshe nga festat e kaluara të fundvitit, sivjet me qëllim të kursimit të energjisë elektrike ende nuk është vendosur nëse do të ketë dekorime në sheshin e Prishtinës.
Megjithëkëtë, Komuna ka ndarë 70.000 euro dhe është në komunikim me nivelin qendror për shqyrtimin e kësaj pike.
“Bazuar në Vendimin e Qeverise me nr.28/96 për Masat detyruese për kursim të energjisë – në masat detyruese të ndriçimit publik të këtij Vendimi pika 2 thuhet: ‘Të ndalohet i gjithë ndriçimi dekorativ në hapësira publike’”, thuhet në përgjigjen e Komunës për Klanin.