image Kur pritet të nisë numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta

Kur pritet të nisë numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta

news image

Dje nga Komisioni Qendror Zgjedhor kanë paralajmëruar se janë duke punuar që sot gjatë ditës, të mund të fillojnë me numërimin e rreth 31 mijë e 500 votave me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 votave të personave me nevoja të veçanta, shkruan Gazeta Sinjali.

KQZ-ja, po ashtu dje njoftoi se ka përfunduar procesin e vlerësimit të pakove me fletëvotime nga jashtë, ku janë refuzuar rreth 20 mijë e 400 zarfe me fletëvotime.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se janë pranuar rreth 53 mijë e 600 zarfe të ardhura nga jashtë për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Këto janë vetëm të dhëna preliminare sepse shërbimi votues është duke rishikuar bazën e të dhënave nga ku do të kemi të shifra e sakta dhe përfundimtare të numrit të fletëvotime nga jashtë vendit të cilat do të numërohen në Qendrën për Numërim dhe Rezultate”, tha Elezi.

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, të drejtë vote kanë pasur mbi 1.7 milionë qytetarë të Kosovës./Gazeta Sinjali/