image Kupa "Nënë Terezë", bashkon ekipet e Kosovës dhe Shqipërisë

Futboll

Sport/ Kupa “Nënë Terezë”, bashkon ekipet e Kosovës dhe Shqipërisë

news image

Futbolli do t’i bashkojë shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës, të cilët do të garojnë së bashku për një trofe të vetëm, i cili u titullua nga organizatorët “Nënë Terezë”.

Në këtë kupë do të marrin pjesë: Kategoria Superiore, Kategoria e Pare dhe Kategoria e Dytë, e të dyja vendeve, shkruan Gazeta Sinjali.

Aktualisht Kategoria Superiore e Shqipërisë ka 10 ekipe, ndërsa e Kosovës ka 12 ekipe. Kategoria e Parë e Shqipërisë ka aktualisht 20 ekipe, teksa ajo e Kosovës ka 16 ekipe. Kategoria e Dytë e Shqipërisë ka 26 ekipe, ndërsa e Kosovës 16 ekipe.

22 ekipet e Kategorisë Superiore të Shqipërisë dhe Kosovës do të kalojnë direkt në fazën 1/32, pra në fazën finale te aktivitetit, ndërsa rreth 80 ekipet e Kategorive të Para dhe të Dyta, do të luajnë midis tyre me sistem vajtje-ardhje, me short të lirë duke nxjerr në fund 10 ekipe të tjera që do i bashkohen ekipeve të Kategorive Superiore.

Vetëm Faza e parë eliminatore do të zhvillojë 140 ndeshje, ndërkohë që deri në finalen e madhe do të luhen 201 ndeshje. Secila skuadër nga kategoria e parë dhe e dytë apo superiore, do të zhvillojnë takimet në stadiumet e tyre respektive, me qëllim njohjen e lojtarëve dhe tifozëve me trevat shqiptare.

Sipas projekt idesë periudha e zhvillimit të fazës së parë është parashikuar muajt mars-qershor 2020.

Mbetet vetëm data për t’u përcaktuar për fillimin e këtij aktiviteti mbarë shqiptarë, i cili trofeun e madh me shumë mundësi do ta ngre në “Air Albania Stadium”./Gazeta Sinjali/