Katari ka lehtësuar kufijtë për vizitorët ndërkombëtarë që vijnë gjatë Kupës së Botës.
Ata tani do të lejojnë gjithashtu pranimin për tifozët pa bileta në stadium nga data 2 dhjetor, pra kur përfundon faza e grupeve.
Organizatorët e Kupës së Botës në Katar thonë se tifozët do të duhet ende të aplikojnë dhe të marrin identifikimin e turneut, Kartën Hayya, përpara se të udhëtojnë.
Por biletat e ndeshjes nuk do të jetë e detyrueshme për të hyrë në Katar. Rreth 1.2 milionë vizitorë ndërkombëtarë pritet të mbërrijnë në emiratin e vogël gjatë turneut./abcnews.al