image 5700 euro 'bileta' për të kryer Haxhin në Arabi Saudite

Sociale

5700 euro ‘bileta’ për të kryer Haxhin në Arabi Saudite

news image

Në vitin 2019-të, çmimi për të kryer njërin nga obligimet e Islamit, Haxhin, ishte 4 mijë e 150 euro, ndërsa këtë vit, haxhinjët do të detyrohen të paguajnë 5 mijë e 700, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Bashkësisë Islame të Kosovës, aranzhmani i cili kushton 5,700 euro, në pako përfshinë: transportin ajror vajtje – ardhje, akomodimin në hotel, ushqimin (mëngjesin dhe darkën), therjën e Kurbanit dhe disa procedura tjera të nevojshme gjatë kryerjes së këtij rituali.

Kushtet e nevojshme për marrjen e vizës: pasaporta e Republikës së Kosovës (vlefshmëria e pasaportës mbi 6 muaj), dy fotografi të formatit të pasaportës, fletëpagesa e aranzhamnit të haxhit, vërtetimi i vaksinimit anti-COVID-19, testi PCR negativ (72 orë para hyrjes në Arabi Saudite).

No photo description available.

/GazetaSinjali/