image Blick: Pagat në Kosovë 300 euro, ndërsa bileta e ndeshjes ndaj Zvicrës 500 euro

Futboll

Blick: Pagat në Kosovë 300 euro, ndërsa bileta e ndeshjes ndaj Zvicrës 500 euro

news image

Kosova dhe Zvicra sot do të ballafaqohen në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.

Biletat nga tifozët për ta parë këtë takim u shitën brenda tri orëve, pasi kërkesat ishin shumë të larta.

Vëmendje kësaj i ka kushtuar edhe gazeta zvicerane Blick, duke shkruar se biletat në tregun e zi po shkojnë deri në 500 euro.

Ndërkohë, biletat në fillim kushtonin nga 10 euro, ndërsa në zonën VIP kushtonte 80 euro.

Gazeta zvicerane kujtoi se pagat në Kosova janë rreth 300 euro, teksa biletat po kushtojnë hale më shumë.

/GazetaSinjali/