image Ballkani njofton se shitjet e biletave tani mund të bëhen edhe nga zyret e klubit

Futboll

Ballkani njofton se shitjet e biletave tani mund të bëhen edhe nga zyret e klubit

news image

Klubi i Ballkani po vazhdon me shitjen e biletave për ndeshjen e parë të rrethit kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Suharekasit kishin hapur aplikacionin e shitjeve të biletave online, ku është parë një interesim mjaft i madh për të blerë bileta.

‘Portokallinjtë’ tani kanë njoftuar se shitjet e biletave mund të bëhen edhe përmes zyres së klubit.

Kujtojmë që Ballkani ndeshjen e parë të rrethit kualifikues e luan të martën ndaj skuadrës lituaneze, Zalgiris, në Fadil Vokrri.

/Gazeta Sinjali Sporti/