image Kundërshtar i fortë, Ballkani do të përballet me kampionin e Bullgarisë në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve

Futboll

Kundërshtar i fortë, Ballkani do të përballet me kampionin e Bullgarisë në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve

news image

FC Ballkani do të përballet në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve me kampionin në fuqi të Bullgarisë, Ludogorets, raporton Sinjali Sporti.

Ludogorets u konsiderua nga skuadrat më të vështira që mund t’i binin në short skuadrës nga Kosova, pasi ka një përvojë të madhe, e cila ka luajtur edhe në grupe të këtij kompeticoni jo shumë kohë më parë.

Ludogorets ka qenë dominant i pakontestueshëm në ligën bullgare, ku ka fituar titullin e ligës në secilin nga 12 sezonet e fundit.

Ata ka qenë dy herë pjesmarrës të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, ndërkaq të arriturën më të lartë e kanë shënuar në edicionin 2013/14 të Europa Ligës, ku arritën deri në mesin e 16 skuadrave më të mira.

Sezonin e kaluar, Ludogorets luajti në grupet e Europa Ligës, derisa pas aventurës aty, u eliminua nga Anderlecht në Ligën e Konferencës.

Ndeshjet e para do të luhen më 11–12 korrik, ndërsa ato të kthimit më 18–19 korrik 2023.

/GazetaSinjaliSport/