image Reagon Kastrati: SBASHK-u ose s`kupton ose e ka për qëllime politike

Kosovë

Reagon Kastrati: SBASHK-u ose s`kupton ose e ka për qëllime politike

news image

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati nuk e ka ndërmend të lëshoj pe ndaj ultimatumit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK) se nëse nuk e anulimin vendimin për mbylljen e disa shkollave, mësimdhënësit do të futen në grevë në këtë komunë. Kastrati në një bisedë për Sinjalin ka shpërfillur sindikalistët duke insistuar në zbatimin e vendimit të tij.

“Na e kemi vendimin që e kemi marr. Nuk e kemi ndryshu dhe presim me e respektu vendimin. Ata munden me përdor edhe grevën. Me të thanë të drejtën më shumë jemi tu mendu na për mësimdhënësit sesa SBASHK-u”, ka thënë Kastrati për Sinjalin.

Kreu i komunës ka theksuar se nga ky vendim asnjë  punëtor i arsimit nuk do të mbetet pa punë teksa ka ngritur dilemat për përdorimin e kësaj çështje nga SBASHK-u për qëllime politike.

“Ne ju kemi ofruar atyre kontratën kolektive që ua mundëson kompensimin e 70% të pagës. SBASHK- u ose nuk janë tu kuptu ose e kanë për qëllime politike. Vendimi është i domosdoshëm dhe është një mundësi shumë e mirë për punëtorët që munden me mbetë pa norma. Domethënë asnjë punëtor nuk mbetet pa punë. Ne ju kemi ofru mundësi qe t’i kompensojmë deri të sistemohen diku tjetër”, ka theksuar Kastrati për Sinjalin.

Ai ka shtuar se vendimi për bashkimin e disa shkollave të komunës së Kamenicës ka qenë i imponuar dhe i domosdoshëm për shkak të mungesës së nxënësve

“Nuk ka mësim me më pak se pesë nxënës në klasë. Nuk duhet me qenë i diskriminuar dikush që s’ka shok në klasë. 25 klasë e kanë vetëm nga një nxënës në klasë, 19 klasë tjera janë vetëm me nga dy nxënës. Komuna është organi i cili e ka në mandat me vendos për organizimin e shkollave dhe nxënësve. Ne e kemi nxjerrë një vendim, për hir të nxënësve dhe perspektives se tyre”, ka thënë Kastrati.

Kreu i komunës shtoi se vendimi i tij do të ndikojë në rritjen e cilësisë së arsimit dhe  krijimit të mundësive të barabarta të shkollimit në secilin fshat të kësaj komune. Gjatë ditës, drejtuesit e SBASHK-ut kanë bërë të ditur për Sinjalin se nëse nesër nuk fillon mësimi në shkollat që janë mbyllur, mësimdhënësit do të futen në grevë dy orëshe. Ndërsa nëse kjo gjendje vazhdon, pas një jave sindikalistët paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë të përgjithshme në këtë komunë. /Sinjali/