image Kunati rrah kunatën me grushte në Istog, arrestohet

Siguri

Kunati rrah kunatën me grushte në Istog, arrestohet

news image

Një person është arrestuar në Istog, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht kunatën e tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari e kishte goditur me grushte kunatën e tij.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:14, në Istog, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/