image Kunati e vjehrri rrahin një grua në Vushtrri

Siguri

Kunati e vjehrri rrahin një grua në Vushtrri

news image

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga dukuritë më të përhapura në vendin tonë. Viktimë e kësaj dhune në të shumtën e rasteve janë gratë të cilat sulmohen nga burrat, kunetërit apo edhe vjehrri i tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në Vushtrri ku një grua është sulmuar fizikisht nga vjehrri dhe kunati i saj, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete.

Policia e Kosovës ka njoftuar për media se të dyshuarit janë arrestuar, kurse viktima pas sulmit ka pranuar tretman mjekësor.

Rasti në polici është hapur si “Dhunë në familje”./Gazeta Sinjali/