Talenti shqiptar, Marash Kumbulla është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar në Serie A.
Ekipi i Hellas Veronës tashmë ka pranuar shumë oferta në drejtim të tij, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas mediave në Itali, Lazio dhe Inter janë shumë të interesuar për talentin shqiptar.
Drejtori i Lazios, Igli Tare tashmë ka filluar punën për ta sjellë Kumbullan në kryeqytetin italian.
Por, Interi po ashtu është duke bërë përpjekje të mëdha që ta transferoj shqiptarin./Gazeta Sinjali/