Mbrojtësi i talentuar shqiptar që luan për “Hellas Veronën”, Marash Kumbulla ka marrë vëmendjen e shumë klubeve evropiane.
Siç raporton “The Sun”, dy klubet angleze, “Manchester United” dhe “Chelsea” e duan mbrojtësin shqiptar, transmeton Gazeta Sinjali.
Ekipi i Veronës po kërkon 25 deri në 30 milionë euro për ta liruar Kumbullën.
Përveç “Chelseas” dhe “Manchester Unitedin”, për 20 vjeçarin janë të interesuar edhe “Lazio” e “Napoli”./Gazeta Sinjali/