Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar një person me inicialet L.S., pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
Pas bastisjes në shtëpinë me qira të të dyshuarit në fshatin Mramor, është gjetur një laborator për prodhimin e substancave narkotike, po ashtu janë gjetur dhe sekuestruar tridhjetegjashtë (36) bimë narkotike të llojit marihuanë.
“I dyshuari ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa prokurori i çështjes, do t’i ndërmerr veprimet e tjera procedurale ndaj tij“, thuhet në komunikatë. /GazetaSinjali/