image Kujtim Gashi i lumtur që ia dorëzoi detyrën Vlora Dumoshit

Kosovë

Qeveria/ Kujtim Gashi i lumtur që ia dorëzoi detyrën Vlora Dumoshit

news image

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ia dorëzoi detyrën pasardhëses së tij, minsitres së sapozgjedhur, Vlora Dumoshi.

Gashi ka kujtuar se postin që po ia dorëzon, e ka pranuar para dy vitesh nga Dumoshi, e cila në atë kohë ishte ministre në detyrë e këtij dikasteri.

Kujtim Gashi si ish-ministër e ka mirëpritur vendimin për mosndarje të kësaj ministrie dhe është shprehur i lumtur që këtë detyrë po e merr një zonjë e cila sipas tij e njeh mirë këtë komunitet dhe sfidat e tij.

Kurse, ministrja e sapozgjedhur e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, tha se e vlerëson punën që e ka bërë Gashi dhe se do të vazhdojë punën që e kanë lënë ministrat e deritanishëm të kësaj ministrie./Gazeta Sinjali/