Lëkura e yndyrshme shkaktohet kur gjëndrat dhjamore lirojnë shumë sebum. Sebumi është një substancë yndyrore që e mbron dhe hidraton lëkurën.
Sebumi është elementi kryesor që mbanë lëkurën të shëndetshme, transmeton Sinjali. Megjithatë, nëse lirohet shumë sebum atëherë mund të shkaktohet edhe lëkura e yndyrshme, shfaqen aknet dhe fillojnë të hapen poret e lëkurës më shumë.
Për të menaxhuar një lëkurë të yndyrshme nuk është fare e lehtë dhe kërkon që t’i përmbaheni një programi të caktuar ditor për kujdes ndaj lëkurës.
Në këtë artikull ju mund të gjeni se si të kujdeseni për lëkurën e yndyrshme në kushte shtëpiake:
Pastrojeni rregullisht fytyrën me ujë të ngrohtë dhe sapun,
Përdorni një krem për pastrim të fytyrës,
Thajeni fytyrën tuaj pasi që ta keni pastruar me një peshqir të butë,
Përdorni faculeta, të cilat janë të prodhuar ekskluzivisht vetëm për të pastruar fytyrën,
Përdorni maska për fytyrë, maskat mund ti bëni me mjaltë, ve dhe sodë të bukë,
Përdorni kremra për fytyrë edhe pasi që ta keni larë atë me ujë të nxehtë, sepse kjo ju ndihmon që të parandaloni lëkurën tuaj të prodhojë yndyrë./Sinjali/