Në kohën kur përdorimi i maskave mbrojtëse në mbarë botën është shtuar, mjekët turq kanë paralajmëruar rreth përdorimit jo të duhur të tyre, që mund të shkaktojë infeksione.
Gulay Kilic, mjeke infektologe, tha se pavarësisht udhëzimeve, maskat N95 po përdorën në mënyrë jo të duhur, furnizimi është i dobët dhe nuk ka maska të mjaftueshme për tërë personelin mjekësor.
Ajo tha se është shumë vështirë që këto maska të përdoren vazhdimisht, sepse posa të bëhen me djersë, ato mund të shkaktojnë infeksione për një kohë të shkurtër. Mjekja shtoi se vetëm pacientët që kanë plogështi duhet të përdorin maska.
Dr.Alpay Azap, anëtar i Komisionit Këshillues Shkencor të Ministrisë së Shëndetësisë për Koronavirusin, tha se mjekët sugjerojnë që maskat të përdoren nga pacientët me sistem imunitar të dobët ose kur personi i përket një grupi më të rrezikuar, siç janë për shembull personat e moshuar ose njerëzit që kanë probleme me mushkëri a me zemër.
Azap tha se njerëzit përdorin maska N95, sepse mendojnë se janë më të mbrojtur. Megjithatë, maskat përdoren vetëm në raste të veçanta.
“Ne i përdorim ato vetën në sektorin e kujdesit intenziv, kur kujdesemi për pacientët. Është e panevojshme që qytetarët t’i përdorin ato në çfarëdo rrethane”, tha ai.
Për shkak të mungesës së maskave, Azap tha se mjekët shpesh detyrohen t’i përdorin maskat e njëjta për disa ditë ose t’i pastrojnë ato, duke e shtuar rrezikun nga infeksionet./Gazeta Sinjali/