Një lajm i rremë është përhapur në rrjetet sociale, se sonte në orën 02:00 pas mesnatës do të ndodhë një tërmet tjetër me ballë prej 7.2, me epiqendër në Detin Adriatik.
Lajmi është i përhapur në formë të një fotografie, ku thuhet se lëkundjet do të ndjehen edhe në Kosovë, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas imazhit, lajmi është prodhim i Kompanisë Shkencore Natyrore, por që kjo nuk është e vërtetë dhe i lusim të gjithë lexuesit që të mos i besojnë këtij lajmi pasi që tërmetet nuk mund të parashikohen dhe nuk dihet se kur do të ndodhin.
Kujtojmë se sot shteti i Shqipërisë është goditur nga disa tërmete të fuqishme, ku si pasojë e tyre kanë mbetur të vdekur 22 persona dhe mbi 600 të tjerë të lënduar. Tërmeti është ndjerë edhe në Kosovë, por që ka shkaktuar vetëm dëme materiale./Gazeta Sinjali/