Një ngjarje mizore ka ndodhur sonte në QKUK, ku një person dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë, raporton Gazeta Sinjali.
Në fotografitë e siguruara nga Gazeta Sinjali, shihet që kufoma e viktimës është ende në vendin e ngjarjes, mbuluar me një mbulesë të bardhë.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë krim të rëndë ndodhet në arrati, ndërkohë që Policia ka aktivizuar ekipin hetimor, njësitin e Forenzikës dhe ka filluar operacionin për identifikimin dhe kapjen e tij.
Sipas informacioneve të para, akoma nuk është i konfirmuar relacioni mes viktimës dhe personit të dyshuar.