Këngëtari i njohur, Capital T ka publikuar një imazh nga Brazili, i cili siç duket është duke punuar për projekt të ri muzikor.
I rrethuar me disa vajza, artisti ka lënë të kuptohet se është duke bërë xhirime për ndonjë projekt të radhës.
“Ku me majt distancë hajt”, shkroi artisti në postim.
“C’est La Vie” është projekti i fundit muzikor i Capital T, i cili është publikuar më 25 korrik. /Gazeta Sinjali/