image “Ku mbet ai bir k*urve, ta kopi krytë plumb”/ Çartet pejani i dehur, sulmon një person dhe gjuan me armë brenda lokalit

Siguri

“Ku mbet ai bir k*urve, ta kopi krytë plumb”/ Çartet pejani i dehur, sulmon një person dhe gjuan me armë brenda lokalit

news image

Konsumimi i tepërt i alkoolit po u shkakton telashe të mëdha të rinjve. Ata si pasojë e dehjes, shpesh herë përfundojnë në telashe për shkak se humbin kontrollin mbi veprimet e tyre duke u bërë agresivë dhe të dhunshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur mbrëmë në një ‘shisha bar’ në qytetin e Pejës, ku një person ende i panjohur dyshohet se me armë në dorë ka kërcënuar dhe ka sulmuar një person.

Sinjali mëson se rastin në Polici e kanë denoncuar dy burra, të cilët kanë deklaruar se kanë kërkuar nga i dyshuari që të lëshojë lokalin dhe të njëjtit i kanë treguar se ka paguar për pijet që ka konsumuar.

Gjithçka dukej në rregull dhe menjëherë pas të dyshuarit në shtëpi shkoi edhe njëri nga personat që po qëndronin në lokal. Por 37-vjeçari ka deklaruar se i dyshuari është kthyer në lokal sërish dhe me vete kësaj here kishte një armë të gjatë. I njëjti kishte kërkuar njërin nga viktimat, duke thënë se ku është ai bir k*rve që i kërkoi para, ndërsa viktimën që e hasi në lokal e kërcënoi se do t’ia pëlcas kokën me plumb.

I dyshuari përpos kërcënimeve serioze, dyshohet se ka shkaktuar edhe dëme materiale në lokal pasi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të televizorit që ndodhej aty pranë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, ku në kuadër të veprimeve hetimore kanë parë edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Ndërkohë i dyshuari është arritur që të identifikohet, mirëpo i njëjti ende nuk është arrestuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar për tri vepra penale ‘Kanosje’, ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

/GazetaSinjali/