image Kthehet në punë, arsimtari që ngacmoi seksualisht nxënësen e tij

Kosovë

Vendim/ Kthehet në punë, arsimtari që ngacmoi seksualisht nxënësen e tij

news image

S.N, arsimtar i Edukatës Fizike në Shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë është kthyer nga suspendimi.

Në vitin 2015, ai ishte suspenduar nga puna pasi akuzohej se e kishte ngacmuar seksualisht një vajzë të klasës së tetë.

Lajmin për kthimin nga suspendimi e ka bërë me dije asamblistja e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Leonora Shabani – Bajraktari, ndërsa për nesër, thuhet se do të mbahet një protestë kundër kthimit të S.N. në vendin e punës.

Vajza e mitur atë kohë thuhej se ishte alivanosur në klasë ndërsa kur ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, kishte deklaruar se arsimtari e kishte ngacmuar./Gazeta Sinjali/