image E trishtë në Vushtrri/ Vëllai dyshohet se ngacmoi seksualisht motrën: Hajde naj turr, masi burrin e ki jashtë

Siguri

E trishtë në Vushtrri/ Vëllai dyshohet se ngacmoi seksualisht motrën: Hajde naj turr, masi burrin e ki jashtë

news image

Marrëdhëniet seksuale brenda familjes janë vepër e sanksionuar me Kodin Penal dhe kushdo që kryen akt seksual me familjarë dënohet me burgim. Një kërkesë të tillë për të kryer seks, po dyshohet se ia ka bërë një 27-vjeçar motrës së tij në Vushtrri. Ky rast i tmerrshëm është raportuar nga viktima ditën e sotme në stacionin policor, që pasoi me arrestimin e vëllait të saj, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari për këtë rast është arrestuar dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sinjali ka mësuar se si ndodhi ky rast i trishtë dhe ju sjellë detajet.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një 31-vjeçare ia ka mësyrë sot Policisë në Vushtrri për ta raportuar vëllain e saj. E shqetësuar në masë të madhe dhe e shokuar për atë që kishe ndodhur, viktima vendosi të kërkojë ndihmë nga Policia.

Bazuar në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve policorë, Sinjali mëson se ajo ka deklaruar se vëllai i saj e kishte ngacmuar seksualisht kur ajo shkoi në shtëpinë e tyre për ta kaluar vikendin së bashku. 31-vjeçarja, derisa po qëndronte me fëmijët e saj dhe nënën ishte përballur me një situatë që e la pa fjalë.

Vëllai i saj po dyshohet se e ka prekur organin e tij gjenital dhe i është drejtuar motrës me fjalët “hajde n’banjo për ni turr masi e ki burrin jashtë..”, thonë burimet e Sinjalit.

Përballë kësaj situate, ajo është larguar nga shtëpia e nënës dhe e ka denoncuar rastin në Polici.

Denoncimi i saj ka aktivizuar Policinë, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje me urdhër të Prokurorit të Shtetit.  

Ndryshe, i dyshuari për këtë rast rrezikon të dënohet me burgim. Sipas Kodit “kushdo që ngacmon seksualisht personin tjetër, në veçanti personin i cili është i ndjeshëm për shkak të moshës, sëmundjes, paaftësisë, varësisë, shtatzënisë, paaftësisë së rëndë fizike apo mendore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tri (3) vjet.”

/GazetaSinjali/