Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli, ka reaguar pasi hajnat kanë thyer zyret e kësaj organizate, duke vjedhur disa pajisje.
Begolli në një prononcim për Gazetën Sinjali i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që ta ndriçojnë këtë rast sa më shpejt.
“I bëj thirrje Policise se Kosovës që ta ndriçojnë rastin sa më shpejt”, ka thënë ajo.
Sipas saj, pjesa perballë zyreve të AGK-së ku ndodhet Katedralja është zonë e rrethuar me kamera.
“Përballë zyreve të AGK-së ndodhet Katedralja. Ajo zonë është e rrethuar me kamera. Poashtu në atë lokacion ka lokale të shumta të pajisura me kamera, të cilat mund t’i shërbejnë Policisë”, ka thënë Begolli.
Vjedhjen në AGK e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth ores 09:00,kemi pranuar informaten per nje rast vjedhje, ne rrugen Perandori Justinian, ne Prishtine saktesisht ne zyrat e Asociacionit te Gazetareve te Kosoves. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane dale njesitet e nevojshme policore te cilat po merren me rastin. Bazuar ne te dhenat fillestare dyshohet se persona te dyshuar gjate nates kane hyre me force brenda zyres ne fjale nga ku kane arrite te marrin disa paisje (1foto aparat, 1llaptop, 1 tv etj.)”, ka thënë Ahmeti.
Aktualisht njësitet policore janë duke kryer ekzamininimet në vendin e ngjarjes. /Gazeta Sinjali/