image Kryetari i Preshevës: Do të jemi pjesë e Kosovës me tri kushtet tona

Kosovë

Deklaratë/ Kryetari i Preshevës: Do të jemi pjesë e Kosovës me tri kushtet tona

news image

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se Lugina e Preshevës dëshiron që të bashkohet me Kosovën por nëse një bashkim i tillë është i mundur ai ka përmendur edhe 3 kushte.

Arifi ka thënë se në rast vendoset për bashkim, atëherë duhet t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës të tri komunat e Luginës, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, pa u ndarë asnjëra.

“Qëllimi jonë është që të jemi pjesë e Kosovës nëse përmbushen 3 kushte. E para, ne nuk duam që të na ndajnë. Lugina e Preshevës përbëhet nga Komuna e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ne nuk duam që një komunë të mbetet në Serbi dhe dy tjerat të bashkohen. Ne nuk duam të jemi pjesë e pazareve me territore. Nëse bashkohemi, bashkohemi si tërësi, nëse mbesim, mbesim si tërësi”, ka thënë Arifi për VOA.

Si kusht të dytë e ka përmendur që ndarja të mos bëhet afër qyteteve.

Ndërsa si kusht të fundit, Shqiprim Arifi, përmend koordinimin me SHBA-në dhe Evropën. Ai thotë që nuk marrin kurrfarë vendimi pa pasur mbështetjen e Brukselit dhe Uashingtonit./ Gazeta Sinjali/