image Kryetari i Klinës reagon pasi u dënua me gjobë nga Gjykata e Pejës: Vendim i pastër politik

Drejtësi

Kryetari i Klinës reagon pasi u dënua me gjobë nga Gjykata e Pejës: Vendim i pastër politik

news image

Gjykata Themelore në Pejë e dënoi sot me 4.000 euro gjobë kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezajn, për ndikim në punësim të vajzës së tij në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, raporton Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë aktgjykim ka reaguar vetë Elezaj, i cili e vlerësoi si vendim të pastër politik dhe tha se ishte fat që nuk u shpallë në kohën e zgjedhjeve lokale.

“Këtë vendim sot, pas rigjykimit, s’kam si ta kuptoj ndryshe, përpos si vendim i pastër politik, për fatin tim të mirë që afatet kohore nuk janë përshtatur me zgjedhjet lokale, se forca të errëta, që duket se e kanë prekur edhe gjykatën në Pejë, do ta shfrytëzonin këtë mundësi politike duke e vënë gjykatën në shërbim politik”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij.

Elezaj ka paralajmëruar se do të paraqes ankesë në Gjykatën e Apelit kundër këtij vendimi dhe tha se nga kjo gjykatë pret siguri juridike./Gazeta Sinjali/