Kryetari i Komunës së Graçanicës, Srgjan Popoviq, ka thënë se numri i njerëzve që vuajnë nga COVID-19 është duke u rritur, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai tha se deri më tash, 10 mijë qytetarë nga Kosova janë vaksinuar kundër COVID-19 në pikat e kontrollit në Bujanovc, Rashkë dhe Kursumlija.
“Të gjithë udhëheqësit e Komunës së Graçanicës dhe Lista Serbe kanë treguar se sa e rëndësishme është që çdo qytetar të marrë vaksinën. Unë jam i kënaqur me faktin se një numër i madh i njerëzve janë vaksinuar, dhe unë dua të inkurajoj të gjithë banorët e Graçanicës që të vaksinohen, sepse kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur veten dhe familjen. Vetë procesi i vaksinimit është i organizuar shumë mirë në Kursumlija.
Shteti i Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiq siguruan një numër të mjaftueshëm të vaksinave“, tha Popoviq për RTV Gračanica.