image Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni e lartëson figurën e Ibrahim Rugovës në Akademinë Përkujtimore

Kosovë

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni e lartëson figurën e Ibrahim Rugovës në Akademinë Përkujtimore

news image

Kryetari i Gjilanit nga radhët e VV-së, Alban Hyseni e ka vlerësuar lartë figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Hyseni tha se Rugova ishte presidenti i parë i zgjedhur me votë popullore.

“Sot në këtë akademi përkujtimore rikthejmë mendjet dhe kujtimet tona tek presidenti i parë i zgjedhur me votën popullore, më 24 maj 1992, ndërsa një dekadë më pas, më 4 mars 2002, tani në Kuvendin e Kosovës, Dr Ibrahim Rugova rizgjidhet president i  vendit si president i parë i Republikës. Në këtë ditë dhe datë të rëndësishme, si shoqëri vlerësojmë lartë përpjekjen këmbëngulëse e institucionale si dhe angazhimin politik për liri e pavarësi të secilit prej nesh dhe në këtë rast e me këtë akademi përkujtimore, veçanërisht të Presidentit Rugova”, tha Hyseni.

Në anën tjetër, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha se sot po shënojmë një përvjetor të ndarjes nga jeta të presidentit të parë të Republikës.

Kjo akademi përkujtimore për ish-presidentin Ibrahim Rugova u mbajt në Gjilan në kuadër të manifestimit kombëtar kulturor “Flaka e Janarit 2022”.

/GazetaSinjali/