image Kryetari i Ferizajt flet për zjarrin e madh në 'Viva Fresh', publikon pamje nga afër

Sociale

Kryetari i Ferizajt flet për zjarrin e madh në ‘Viva Fresh’, publikon pamje nga afër

news image

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka qëndruar së bashku me ekipin e zjarrfikësve dhe policëve para objektit të supermarketit “Viva Fresh Store” i cili u dogj mbrëmë.

Ai thotë se u trondit nga kjo fatkeqësi e cila shkaktoi dëme shkatërrimtare.

“Fatmirësisht, nuk ka asnjë dëm në njerëz, gjersa për dëmet materiale dhe shkaktimin e zjarrit, fjalën e kanë organet përgjegjëse shtetërore”, shkruan Aliu, transmeton Sinjali.


/GazetaSinjali/