Kryetari i tifozerisë së ‘Dardanëve’, Lul Berisha përmes një postimi në Facebook ka uruar të gjithë për katër vjetorin e pranimit në UEFA.
Sipas Berishës, ajo ditë ishte dita që përfundoi izolimin shumëvjeçar të futbollit në Kosovë, transmeton Gazeta Sinjali.
Ai shpreson që futbolli kosovar të zhvillohet me hapa të shpejtë dhe që të presim së bashku në përgaditje për të udhëtuar në Euro 2020.
Postimi i plotë i Lul Berishës:
PËR TY KOSOVË DERI NË FRYMËN E FUNDIT
Sot u bënë 4 vite që kur Kosova u pranua me të drejta të plota në UEFA.
Që nga ajo ditë, tanimë historike, Kosova ka shfaqur një nga më tregimet më të bukura të futbollit të kombëtarëve.
E kujtojmë atë ditë, që përfundoi izolimin shumëvjeçar të futbollit të Kosovës, me fjalët e legjendës, ish-presidentit të FFK-së Fadil Vokrri para delegatëve në kongresin e UEFA në Budapest:
“Jam shum i prekur. Ju falënderoj para se gjithash në emër të lojtarëve të rinj të vendit tim për këtë vendim. Kjo është një ditë historike për ne”.
Dardanët urojnë të gjithë futbollistët,punëtorët sportiv,gjyqtarët,sponsorët,dhe tifozët më të mirë në glob, këtë përvjetor të 4 historik, me dëshirën që futbolli jonë të zhvillohet edhe me hapa më të shpejt dhe të presim së bashku në pregaditje për të udhëtuar në EURO2020 në përkrahje të Kosovës.
Forca Kosova
Forca Dardanët
#djemtevokrrit \