image Kryetari i Athinës përsërit mbështetjen e Greqisë ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave

Politikë

Kryetari i Athinës përsërit mbështetjen e Greqisë ndaj Kosovës për liberalizimin e vizave

news image

Kryetari i Athinës, Kostas Bakoyannis, përsëriti mbështetjen e Greqisë në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, në takimin me kryeministrin Albin Kurti.

“Kryetari Bakoyannis shprehu bindjen se zbatimi i reformave të nevojshme në Kosovë, në përputhje me rekomandimet e BE-së, do të fuqizojë perspektivën evropiane të Kosovës. Ai përsëriti mbështetjen e Greqisë në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatën për media.

Ndërsa, Kurti e vlerësoi nivelin aktual të marrëdhënieve me Greqinë, veçanërisht me Athinën, dhe shprehu interesin që të zgjerohet edhe më tej ky bashkëpunim.

Ndër tjerash, u diskutua edhe për pandeminë, bashkëpunimin në fusha të ndryshme. /Gazeta Sinjali/