image "Kryetare, zërin mos e ngrit", përplasje në mbledhjen e KQZ-së

Politikë

“Kryetare, zërin mos e ngrit”, përplasje në mbledhjen e KQZ-së

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur mbledhje, mirëpo ka pasur disa përplasje mes kryetares së këtij Komisioni dhe anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me zgjedhjet në Podujevë.

Anëtari i KQZ-së nga VV-ja, ka kërkuara që të futet si pikë e rendit të ditës rekomandimi drejtuar IKShP-së për rivlerësim të gjendjes epidemiologjike në Podujevë.

Por, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk duhet të marr asnjë rol ekzekutiv lidhur me këtë për zgjedhjet në Podujevë.

Ajo me zë të lartë i është drejtuar anëtarit Rama ta propozojë këtë çështje për rend të ditës.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar anëtari i KQZ nga LVV-së, Alim Rama.

“Kryetare zërin mos e ngrit. Kërkesa ime është që të futet në rend dite kërkesa drejtuar IKShP-së për rivlerësim të gjendjes epidemiologjike në Podujevë”, tha Rama.

Futja në rend ditë e kësaj pike, nuk mori mbështetjen më shumë se dy vota për, ndërsa të gjithë anëtarët tjerë ishin kundër që të bëhet një kërkesë në IKSHP për rivlerësimin e gjendjes epidemiologjike në Podujevë.

Në këtë mbledhje është miratuar plani i buxhetit të KQZ-së për vitin 2021 në vlerë prej 14 milionë e 337 mijë e 367 euro. /Gazeta Sinjali/