Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokuerorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka uruar qytetarët me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ai thotë se 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës “është datë historike për të gjithë ne, me ç’rast nderojmë përpjekjet shekullore dhe rrugëtimin e vështirë me plot sakrifica të shumë brezave për liri, demokraci dhe pavarësi”.
“Duke kremtuar këtë datë, ne kujtojmë të arriturat e vendit tonë, njëkohësisht mbesim të palëkundur për forcimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe parimeve bashkëkohore të drejtësisë”.