image Kryeparlamentari i Turqisë, uron Glauk Konjufcën për postin e Kryetarit të Kuvendit

Kosovë

Telegram/ Kryeparlamentari i Turqisë, uron Glauk Konjufcën për postin e Kryetarit të Kuvendit

news image

Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Turqisë, Mustafa Şentop, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë.

Përmes një telegrami, Şentop është shprehur optimist në bashkpunimin midis Parlamentit të Kosovës dhe atij të Turqisë.

“Në emrin tim personal dhe të anëtarëve të Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, thellësisht ju uroj për zgjedhjen në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Unë besoj plotësisht se bashkëpunimi midis parlamenteve tona do të zhvillohet me kontributet e vlefshme të Shkëlqesisë Suaj në periudhën e ardhshme, me qëllim të rritjes së marrëdhënieve tona bilaterale dhe forcimit të dialogut midis popujve tanë”, ka shkruar Şentop në telegramin e tij.

Telegrami i plotë:

“I nderuari kryetar,

Homologu im i çmuar,

Në emrin tim personal dhe të anëtarëve të Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, thellësisht ju uroj për zgjedhjen në postin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Unë besoj plotësisht se bashkëpunimi midis parlamenteve tona do të zhvillohet me kontributet e vlefshme të Shkëlqesisë Suaj në periudhën e ardhshme, me qëllim të rritjes së marrëdhënieve tona bilaterale dhe forcimit të dialogut midis popujve tanë.

Me këtë rast, shpreh urimet e mia për shëndetin dhe lumturinë tuaj, ndërsa popullit të Kosovës i uroj paqe dhe prosperitet“, thuhet në urimin e kryeparlamentarit turk, Şentop. ​/Gazeta Sinjali/