image Kryemjeku i SHBA-së apelon qytetarët: Ndaloni blerjen e maskave

Botë

Botë/ Kryemjeku i SHBA-së apelon qytetarët: Ndaloni blerjen e maskave

news image

Kryemjeku i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) i ka bërë thirrje qytetarëve që të ndalojnë blerjen e maskave, duke paralajmëruar se ato nuk ndihmojnë kundër përhapjes së koronavirusit.

Përkundrazi, ai ka thënë se blerja e maskave do t’i shterojë resurset e nevojshme për profesionistët e përkujdesjes shëndetësore.

“Seriozisht, njerëz – NDALONI BLERJEN E MASKAVE!”, ka thënë kryemjeku i SHBA’së, Jerome M. Adams, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter.

Tutje, Adams ka paralajmëruar se ato nuk janë efektive në parandalimin e prekjes së publikut nga koronavirusi, por nëse ofruesit e përkujdesjes shëndetësore nuk mund t’ua ofrojnë ato pacientëve të sëmurë, ata dhe komunitetet vihen në rrezik.

Ndryshe, sot është raportuar për viktimën e parë të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./GazetaSinjali/