image Kryeministrja e Serbisë tha se u ndje e provokuar kur Kurti foli për njohjen e Pavarësisë së Kosovës

Politikë

Kryeministrja e Serbisë tha se u ndje e provokuar kur Kurti foli për njohjen e Pavarësisë së Kosovës

news image

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha se takimi brenda Samitit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë ishte më i vështirë nga sa priste, duke deklaruar se ishte më shumë një hyrje në ngjarjet e ardhshme, duke përfshirë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, sesa diskutim për çështjet rajonale, transmeton Gazeta Sinjali.

Ajo foli me theks të veçantë për përplasjen që e pati me kryeministrin Kurti.

Bërnabiq u tha gazetarëve se ajo u përpoq të përqendrohej në rezultate të mira dhe bashkëpunim në rajon dhe se “dikush tjetër” (duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurt) transferoi bisedën në fushën e politikës.

E pyetur nëse ajo pati mundësi të fliste me kryeministrin e Kosovës, Bërnabiq tha se Kurti e provokoi.

“Unë mendoj se kishte provokime dhe idetë e tij rreth asaj se si duhet të duket bashkëpunimi rajonal, por unë mendoj se ai mori një përgjigje adekuate dhe situatën faktike”, tha Bërnabiq.

Kur u pyet se cilat ishin ato ide dhe cila ishte përgjigjja, kryeministrja serbe tha se nuk ishte e sigurt se sa mund të fliste për këtë, sepse gjithçka po ndodhte pas dyerve të mbyllura. “Serbia është shtet sovran, Kosova jo, dhe është më mirë të lihen gjëra të tilla për dialog”, shtoi ajo.

Për këtë përplasje, pas Samitit foli edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se gjithçka nisi pikërisht për çështjen e njohjes. /GazetaSinjali/